Rama: “Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar!A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën PD-LSI në këtë derexhe”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe njëherë për zhvillimet e fundit në vend.

Ai e cilëson gjithçka të parashikuar, duke e quajtur aksionin e opozitës nëpër KZAZ, “revolucion imagjinar me punonjësit e bashkive blu”.

Kreu i maxhorancës ka një pyetje për mbështetësit e opozitës.

“Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar! Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu.

I pyes: A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën PD-LSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero!”, shkruan Rama në Twitter

Loading...