Akulli nuk është i dobishëm vetëm për freskimin e pijeve, por edhe një ndihmës shumë i mirë i recetave në kuzhinë, por edhe një trajtim i mirë për lëkurën.
Në kuzhinë, akulli mund të përdoret për të pastruar perimet dhe bishtajoret.
Patatet, apo perimet e tjera pasi zhyten në ujë të vluar me kripë, e sapo uji fillon të marrë valë prisni një minutë dhe më pas zhytni një tas me kuba akulli në të.
Kubat e akullit krijojnë shokun termik, një moment themelir ky për të rregulluar ngjyrën e perimeve kur gatuhen.
Gatime me akull, funksionon? Ndër teknikat e reja, përdorimi i tij ndihmon për të rritur aromat, erërat dhe ngjyrat.
Është idale për gatimet me peshk, i bën ato më të shijshme.
Akulli për kujdesin ndaj fytyrës dhe trupin
Aplikoni kuba akulli nën sytë tuaj dhe ky është një ilaç i shkëlqyeshëm për të luftuar rrathët e zinj. Masazhojeni për disa minuta dhe përsëriteni këtë trajtim për 10 minuta.
Megjithatë, tregohuni të zgjuar dhe mbështilleni akullin me një copë ose qese, që të mos krijojë djegie në lëkurë. Për shkak të goditjes termike, mund të digjet lëkura.
Ndaj, kujdes! Gjithashtu, nëse i ndjeni këmbët e lodhura, vendosni ca kuba akulli dhe ju do të ndjeheni të relaksuar shumë shpejt.