“Të flasim dhe të shkruajmë bukur dhe pa gabime gjuhën shqipe” – Mësimi 28 – Drejtshkrimi i nyjës së përparme – Nga mësuesja e gjuhës shqipe Lejla Gorishti

RUBRIKA
“Të flasim dhe të shkruajmë bukur dhe pa gabime gjuhën shqipe”

MËSIMI 28

Drejtshkrimi i nyjës së përparme.

Nga mësuesja e gjuhës shqipe Lejla Gorishti

SHKRIMI I NYJËS SË PËRPARME

1. Emrat në rasën gjinore shkruhen me nyje të përparme (i, e, të, së ):

ndërmarrje e ndertimit, ndërrmarrjes së ndërtimit, pasuria e shtetit, pasurisë së shtetit etj.;

dyqani i luleve, dyqanit të luleve, rrethi i Tiranës, rrethit të Tiranës, shtëpive të fshatit; arave të katundit; puseve të naftës; detyrave të ditës etj.

Shënim:
Të mos ngatërrohet kjo kategori me emrat që në emëroren e pashquar të njëjësit dalin më – r dhe që e formojnë shumësin me mbaresën -a ; mbiemrat që i përcaktojnë këta emra, përdoren në trajtën e gjinisë mashkullore: emra të përvecëm, hekura të ndryshkur, mbiemra të nyjshëm etj.

2. Kur një emër i rasës gjinore, pavarësisht nga gjinia që ka, vjen pas një emri mashkullor në rasën gjinore a dhanore të shquar njëjës, shkruhet me nyjën e përparme të pavarësisht nga gjinia që ka emri para tij:

diploma e një studenti të Institutit Bujqësor; diploma e një studenteje të degës elektrike etj.

3. Kur një emër i rasës gjinore, pavarësisht nga gjinia që ka, vjen pas një emri mashkullor në rasën gjinore a dhanore të shquar njëjës, shkruhet me nyjën e përparme të , dhe kur ai vjen pas një emri femëror në po këto rasa, shkruhet me nyjën e përparme së :

zyra e kryetarit të Ballit Kombëtar; i jepet fjala përfaqësuesit të Unionit Demokratik etj.;

historia e luftës së popullit shqiptar ; përvjetori i shpalljes së pavarësisë; pas korrjes së grurit; pas stinës së pranverës etj.

4. Kur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës përcaktohet nga dy ose më shumë mbiemra të nyjshëm (ose numërorë rreshtorë), mbiemri i dytë e të tjerët pas tij marrin nyjën të e jo së . Po kështu veprohet edhe kur mbiemri i parë është i panyjshëm ose kur emri përcaktohët njëkohësisht nga një përemër pronor dhe nga një a më shumë mbiemra të nyjshëm:

(i, e, të, së) fshatarësisë së varfër e të mesme; ( i , e , të , së ) vajzës së urtë, të zellshme dhe të shkathët; (i , e , të , së ) fushës pjellore dhe të gjerë;
(i , e , të , së ) cilësisë, së parë, të dytë e të tretë etj.;

(i, e, të, së ) vajzës së tij të dashur; ( i, e, të, së ) motrës së saj të dashur etj.

Shënim:
Kur mbiemrat e nyjshëm (ose numërorët rreshtorë) ndodhen përpara emrit, përdoret nyja së e jo të : lotët e së shkretës e të së pangushëlluarës nënë etj.

5. Kur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës përcaktohet nga një ose disa mbiemra dhe nga një ose disa emra në gjinore, fjala përcaktuese e dytë e të tjerat pas saj marrin nyjën të e jo së :

(i, e, të, së ) fabrikës së re të tullave; ( i, e, të, së ) rrjedhjes së poshtme të Vjosës dhe të Semanit etj.

6. Kur pas një emri femëror të shquar të rasës gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës vijnë dy a më shumë emra femërorë në gjinore njëjës, nga këta të fundit i dyti e të tjerët pas tij marrin nyjën së e jo të në rastet kur këta përcaktojnë emrin në gjinore që ndodhet menjëherë përpara tyre; por në rastet kur këta përcaktojnë jo emrin në gjinore që ndodhet menjëherë përpara tyre, po atë që ndodhet para atij, shkruhen me nyjën të e jo së : punimët e tharjes së kënetës së fushës së Thumanës.
(
7. Kur një emër femëror në gjinore njëjës përcaktohet nga dy ose më shumë emra të bashkërenditur, që janë po në rasën gjinore, emri i dytë përcaktues e të tjerët pas tij marrin nyjën të e jo së :
prodhimet e fushës së Korcës, të Myzeqesë, të Thumanës e të Zadrimës; punimet e stinës së pranverës, të verës, të vjeshtës, të dimrit; veshjet e krahinës së Mirditës dhe të Matit etj.

( VAZHDON)

Mësuesja e gjuhës shqipe
Lejla Gorishti.

Për të ndjekur mësim plotësues të gjuhës shqipe falas mund të kontaktoni :
Tel : 0675270616 ( Lejla)
Facebook : https://www.facebook.com/lejla.gorishti

Loading...