Një ndër ta është edhe kreu i sindikatave të pavarura Arben Cuka.
Edhe pse në protestë, vetëm larg metra nga takimi elektoral i PS-së, kreu i qeverisë nuk kurseu akuzat për kryebashkiaken e Voltana Ademi, të cilën e konsideroi të më të paaftën e gjithë historisë, që nga dita që bashkitë kanë hapur dyert në shtetin shqiptar.
“Dua t’ju them dicka jo vetëm socialistëve po edhe demokratëve, atyre që jetojnë në Shkodër, apo janë të lidhur me të.
4 vjet më parë jut hash vlonjatëve se ishte koha për të hapur një kapitull transformimi dhe kushdo që e sheh Vlorën sot, e ka të vështirë ta njohë, ndërsa sot ju them shkodranëve që Shkodra e 4 viteve të ardhshm është sfida ime personale për të bërë bashkë me Valdrinin më shumë se në të thuajse 30 vitet e marra bashkë nën drejtimin e atyre që sot kanë dalë në rrugë të madhe e nuk dinë më se cfarë të ofrojnë tjetër vec kërcënimeve shantazheve, molotovëve dhe kaosit.
Më vjen shumë keq që nuk ka na u dha mundësia që drejtueses më të paaftë që është ulur ndonjëherë në karrigen e një kryetari bashkie të majtë apo të dhjathtë në të gjitha vitet e shtetit shqiptar, t’i jepnin një mësim të merituar me votë në një garë alternativash, e ballafaqimi demokratik.
Pse? Kjo nuk është në dorën tonë, s’e zgjodhëm ne. Ata kapitulluan përpara fillimit të betejës zgjedhore, sepse plan ii tyre nuk ka lidhje me Shkodrën, e me të ardhmen, plani i tyre është plani i 4 njerëzve në hall shumë të madh me drejtësinë që po vjen e atyre rrotull.
Nëse unë do isha njeriu që ata përpiqen të pikturojnë, si njeriu që i do gjithë pushtetet, dy vjet më parë i kisha mundësitë.
Ikën nga parlamenti se nuk donin vettingun e filluan të njëjtin avaz, Rama ik, s’ka zgjedhje me Ramën. E mbajnë mend shumë se sa shumë i jam lut Bashën edhe kur BE e SHBA u dorëzuan.” U shpreh Rama