Zoti president! Çdekreti yt po destabilizon vendin!
Të thamë që kur e nxorre,
me zulmë e me bujë,
se ai dekret do sillte,
sherre dhe rrëmujë!
2.Bëtë fiks atë veprim,
që s’duhet të bënit,
tjetër qasje midis palëve,
ju duhet të gjënit!
Solle destabilitet,
Presidenti ynë,
ligjërove me dekret,
gjithë paligjshmërinë,
Ti e di që opozita,
s’ulet në tryezë,
ndaj e gjithë situata,
u bë më e zezë!
Ti zgjedhjet i kishe shpallur,
që vjet në Nëntor,
dhe partitë ishin futur,
në proçes zgjedhor!
Zgjedhjet janë të partive,
edhe të Sovranit,
një goxha siklet të ri,
i fute Vatanit!
Thjesht një pjesë e opozitës,
zgjedhjet ka braktisur,
ama-një fushatë zgjedhore,
këtu kishte nisur!
Bashkitë e opozitës,
çdekretin po mbrojnë,
për këtë KZAZ-të,
kudo po sulmojnë!
Mund të duken si shkëndija,
në pamje të parë,
po që nesër mund të ndezin,
më të madhin zjarr!
Kjo krizë do të zhvillojë,
rrënjë shumë të thella,
hartë e zgjedhjeve do jetë,
parcela-parcela!
Fushatë dhe antifushatë,
në gjithë këtë vapë,
ndaj dhe ca zgjedhje të pjesshme,
do të bëhen prapë!
Në tryezë s’i ule dot,
pozitë-opozitë,
nuk mund të shpresojmë kot,
vetëm për dhjetë ditë!
Tani po flasin të gjithë,
“dekreti-dekreti”,
por juve-kryesori,
është stabiliteti!
Dhjetra kriza kemi shkuar,
viteve të gjata,
Presidenti është mbi palët,
nuk bën deklarata!
Duhet me urgjencë të mblidhet,
Këshilli i Sigurisë,
që urgjent t’i garantohet,
paqja Shqipërisë!
Meta përmbi opozitën,
duhet të ndikojë,
që KZAZ-ëtë e saja,
mos i shkatërrojë!
Një paqe për Shqipërinë,
ka shumë rëndësi,
dhe Meta-mbi opozitën,
ka goxha fuqi!
Stabiliteti të jetë,
i vetmi refren,
pa këtë stabilitet,
asgjë nuk na vlen !
A.DUKA