Një burrë nga Kina është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë shtyrë bashkëshorten e tij shtazënë nga një shkëmb dhe dyshimet e autoriteteve atje janë ngritur mbi mundësinë se atentatori ka dashur që të trashëgonte pasurinë e saj.
Si pasojë e rënies, Wang pësoi fraktura në krahun e majtë, në qafë dhe tek të dy gjunjët, por fatmirësisht edhe e ëma edhe foshnja tre muajshe në barkun e saj kanë shpëtuar. 32-vjeçarja Wang Nan, e cila është 3-muajshe shtatzënë, i mbijetoi rënjes nga 34 metra lartësi.
Incidenti ka ndodhur në Parkun Kombëtar Pha Taem në provincën Ubon Ratchathani ndërkohë që çifti ndodheshin aty me pushime.
Por, pasi bashkëshorti i saj nuk ishte në dhomë, Nan u tha policëve dhe ai e kishte shtyrë me qëllim për të trashëguar pasurinë e saj prej 2.5 milion paundësh që të paguante borxhet.
Por ajo çfarë i ka habitur disa prej atyre që kanë dëgjuar rrëfimin e Nan është fakti se ajo ka treguar se para se bashkëshorti ta shtynte, ai i kishte dhënë një puthje.