Aktori i njohur Albano Bogdo ka rënë në dashuri!Tregon bjondinën që i ka vjedhur zemrën(foto)

Albano Bogdo ka rënë në dashuri!

Po, po, mund ta shënoni në kalendar këtë datë, kur aktori i njohur i humorit pranoi më në fund se është në një lidhje romantike.

Përmes një fotoje të publikuar në Instagram, Albano tregon bjondinën që i ka vjedhur zemrën. Sikur të mos mjaftonte pamja romantike e aktorit që ka mbështetur kokën te partnerja, ai ka bërë dhe një dedikim nga zemra duke e quajtur: “Dashuria e jetës sime!”.

Vajza nuk dihet ende se kush është. Në foto dallohet vetëm profili i saj e cila duket e buzëqeshur në krahët e Albanos, i cili i ka vendosur dorën te flokët.

Në një rrëfim të sinqertë vitin e kaluar, aktori i humorit Albano Bogdo ka rrëfyer luftën e tij me ankthin dhe depresionin, që e çuan te pija dhe më pas ndarja nga e fejuara.

Ai ka thënë se ka pasur probleme me alkoolin dhe jetën e shfrenuar, shkak për të cilat është bërë ankthi. Albano madje ka rrëfyer se si pasojë e kësaj jete që bënte, u nda dhe nga e fejuara.

Por me sa duket, aktori e ka rigjetur sërish dashurinë dhe tashmë ka hequr dorë plotësisht nga alkooli.

Loading...