Nuk duam dhunë!
Një gjendje paniku situata në Shqipëri!
Etja për pushtet u ka veshur sytê njerëzve.
Për çfarê zgjedhje tê lira bêhet fjalë?
Kudo nê tv shikon dhunë psikologjike, hakmarrje , akuza të turpshme, kundërakuza, dufe dhe shpërfillje të zgjidhjeve diplomatike.
A e meriton ky popull gjithë këtë bllof skandaloz të fushatave artificiale pa kundërshtarê, të heqjes dorë të deputetëve nga detyrimet ndaj popullit, të krijimit tê situatave skandaloze nga politikanë të etur për pushtet e lavdi, pêr shkatêrrimin e ekonomisē dhe paqes së fëmijëve tanë …
Ditë pas ditē gjendja më e paqartê, televisioni plot lajme fushatash , dhune e lavdie së bashku.
Një hipokrizi e vërtetë, kaos artificial.
Kokat e politikës u ka ardhur momenti te shtrohen ne tryezë e të rikthejnë paqen nê vend.
Le të tregojnë që e meritojnë atë çka populli u ka besuar!
Nuk duam dhunë!
Anila Toto