Flamur Noka: “Ti je koka e bandave.Ti je pjesë e bandave.Vendi jot është në burg, sepse ti Edi Rama je armik i votës së lirë”

Ish-deputeti i PD Flamur Noka nga Shkodra, ku ishte i pranishëm në protestën e opozitës, deklaroi se gazeta gjermane “Bild” e nxorri zbuluar kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, përgjimet nxorrënqartësisht lidhjet e tij me banditët, duke shtuar se, Rama është varrosur politikisht dhe se zgjedhje më datë 30 qershor nuk do të ketë.

“Ti je koka e bandave. Ti je pjesë e bandave. Vendi jot është në burg, sepse ti Edi Rama je armik i votës së lirë. Ti Edi Rama nuk je kryeministër i shqiptarëve por je kapo i krimit në Shqipëri.

T duhet ta kuptosh se në Shqipëri ka demokraci dhe nuk mund të shkelësh dot Kushtetutën. Data 30 është data private e zgjedhjeve për ty, por jo për shqiptarët. Edi Rama, duhet të ikësh.

Ti ke ardhur në pushtet përmes bandave dhe krimit. E ke kthyer shtetin në bandë kriminale. Ti Edi Rama ke inkriminuar Policinë e Shtetit.

Sot çdo shqiptar ndihet fatkeq, sepse është i nëpërkëmbur nga krimi dhe bandat. Sot çdo shqiptar është kundër teje. Bild të varrosi politikisht.

Ju kishit fsehhur dosjet 339 e 184. E keni kthyer shtetin në krim e tmerr. Rama ik, se shqiptarët nuk do të lejojnë që ti të vazhdosh puçin tënd.

Shqiptarët nuk do të lejojnë që të vazhdosh puçin e shtetit në këtë vend. Harroje se mund ta gjakosësh këtë vend. Ti nuk përfaqëson vullnetin e popullit. Ti je bizantin, asgjë s’të lidh me Europën”, u shpreh ish deputeti Noka.

Loading...