Basha: “Nesër do të kem më vete në protestë gruan dhe dy vajzat”

Mbrëmjen e sotme ne orën 20:00, opozita e bashkuar pritet të mbajë protestën kombëtare të radhës.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka paralajmëruar një tubim paqësor pa dhu.në, para kryeministrisë.

Ai tha se do të ketë më vete në protestë gruan dhe dy vajzat e tij.

Kjo është protesta e nëntë kombëtare e cila do të zhvillohet vetëm disa ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Vendi po kalon një krizë të thellë politike që pas djegies së mandateve të deputetëtve të opozitës.

Ndërkohë kujtojmë që presidenti Ilir Meta anulloi 30 Qershorin si datën e zhvillimit të zgjedhjeve, ndërsa nga ana tjetër opozita shprehet e vendosur se nuk do të lejojë zhvillimin e tyre.

Ditët e fundit ka pasur tensione dhe përplasje nëpër KZAZ-të e vendit ku mbështetësit e opozitës kanë djegur materialet zgjedhore.

Loading...