Perëndimi ka dërguar një ofertë në drejtim të Beogradit për vazhdimin e dialiogut në Bruksel, edhe nëse Prishtina nuk e tërheq masën e importit prej 10 për qind.
Kështu shkruan gazeta serbe “Novosti” duke iu referuar burimeve të saja, sipas të cilave presidenti serb, Aleksander Vuçiq e ka refuzuar menjëherë këtë opsion, transmeton lajmi.net.
Sipas këtyre burimeve, Vuçiq e ka konsideruar këtë si një kërkesë absurde dhe se ka kërkuar tërheqjen e Prishtinës nga vendimi për taksën e importit.
Zyrtarë nga Beogradi kanë parlajmëruar edhe më parë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë shtesë ndaj produkteve serbe, mund të çojë në ndërprerjen e dialogut.
Takimi i fundit i dy presidentëve, Hashim Thaçi e Aleksander Vuçiq ishte ai i 8 nëntorit në Bruksel./Lajmi.net/