Pesëdhjetë e një persona, përfshirë 30 të mitur, janë hetuar në rajone të ndryshme të Italisë nga Prokuroria e Rrethit dhe Prokuroria për Minorenët e Katanias lidhur me ndalimin dhe zbulimin e pornografisë online me fëmijë.
Hetimet filluan pasi mamaja e një të riu denoncoi se ajo kishte zbuluar në smartfonin e djalit të saj, fotografi erotike të të mituve të publikuara në grupin në WhatsApp, që i biri kishte ndjekur:
Policia Postare ka hetuar përmbajtjen e smartfonit, që gruaja e solli me vete dhe atë të grupit në WhatsApp, duke identifikuar kështu rreth 300 persona që që ishin bashkuar dhe arritën të identifikonin ata që kishin zbuluar ose kërkuar imazhe pornografike fëmijësh, me viktima madje edhe fare të vegjël.
Operacioni, theksuan hetuesit, thekson rëndësinë e një fenomeni të shpërndarjes së fotografive dhe filmimeve të pornografisë së fëmijëve nga adoleshentë, që kërkojnë dhe shkëmbejnë materiale midis tyre.
Kërkimet e Policisë janë shtrirë në Sicili, Puglia, Lazio, Piemonte, Lombardia, e kudo, në të gjithë Italinë