Balla: “Nuk ka njeri dyshim që Jozefina Topalli është më demokrate se Lul Basha”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla në një takim me banorët e Paprit, duke iu referuar përplasjeve në KZAZ, tha se forca e ligjit do të veprojë dhe askush s’do të mund të ndalë popullin të shkojë të votojë.

“Do të shihni një deklaratë të OSBE, e cila është shprehja më kuptimplotë e dënesës që i gjithë komuniteti ndërkombëtar i bën sulmeve të djeshme dhe të sotme përkundrejt KZAZ-ve.

Unë nuk kam shkuar kurrë mirë më Jozefina Topallin, por nuk ka njeri dyshim që Jozefina Topalli është më demokrate se Lul Basha sepse, në fund të fundit, Jozefina ka qenë aty prej ditës së parë.

Lulin e futi Saliu kollovar. Por ama, si një shkodrane, 24 karatshe, demokrate 100%, e tha shumë mirë dhe shumë qartë;

Nuk mund të ketë Shkodra asgjë të përbashkët me zjarrin në shkolla, përkundrazi, Shkodra është djep i kulturës.

E them këtu, sepse edhe në Elbasan ka ca syresh që mund të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Por po ua them shumë qartë, forca e ligjit do të veprojë shumë fort.

Loading...