Denoncon Berisha (sb): “Këto janë provimet, që organizon ndrikull Shahini në narkoshtetin e Edvin Kristaq Drogës”

Një prind i irrituar ka denoncuar në rrjetet sociale, faktin se tezat e provimit për klasat e nënta janë publikuar një natë para zhvillimit të provimit, të zgjidhura, të gatshme.

Denoncimi i tij, me foto si dëshmi, është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, që e ka konsideruar këtë një shpartallim të shkollës nga kreu i qeverisë dhe ministrja e tij e Arsimit.

Berisha shkruan: “Këto janë provimet, që organizon ndrikull Shahini në narkoshtetin e Edvin Kristaq Drogës!

Në darkë u shpërnda teza dhe dhe zgjidhja e saj për provimin e lirimit, të klasave të 9- ta! Këtij i thonë shpartallim i shkollës! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.”

Përshëndetje zoti Berisha.
Mirë maturën që e kanë degraduar, por iu futën me themel edhe provimeve të lirimit të klasës së 9.

Ja teza e zgjidhur, e cila ka dalë që mbrëmë në darkë. Nxënësit sot duhet vetëm ta kopjojnë, se e kanë gati të zgjidhur.

Këto janë standardet e Rilindjes dhe të ministrisë së papërgjegjshme për Arsimin.
Ju përshëndes

Loading...