Gjirokastër – Restaurimi i Qafës së Pazarit po vijon me ritme të shpejta

Ndërtimi i rrjeteve të ujësjellësit, telefonisë e internetit, ndriçimit dhe kullimit të ujërave ishte pjesa më sfiduese e projektit për rikualifikimin urban dhe restaurimin e kalldrëmeve në Qafën e Pazarit, që po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projektit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”.

FSHZH bën të ditur se tashmë po punohet me kalldrëmet, muret anësorë dhe shkallët që lidhin rrugicat e ngushta të Qafës së Pazarit.

Qendra historike e Gjirokastrës është zona e preferuar e turistëve.

Kjo sepse prej aty kanë mundësi të eksplorojnë monumentet e kulturës si shtëpia e Skëndulatëve apo kulla e Babametove dhe sigurisht edhe kalanë hijerëndë.

Qafa e Pazarit, përfaqëson zemrën e qendrës historike të qytetit të Gjirokastrës. 

Kjo zonë është një nga destinacionet më të vizitueshme dhe të preferuara në Gjirokastër, e konsideruar si porta hyrëse drejt qendrës historike. /atsh

Loading...