Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për mediat nga protesta që po zhvillohet para kryeministrisë ku deklaroi se me 30 Qershor do të jetë një e diel e zakonshme pasi ritheksoi qëndrimin e opozitës se nuk do të ketë zgjedhje.
“Secili nga ne luftojmë që të arrijmë shpresën për ta bërë Shqipërinë një vend më të zhvilluar.
Kjo protestë e sotme paqësore si gjithë të tjerat pavarësisht provokimeve, është protesta e grave dhe vajzave, e nënave të cilët meritojnë shumë më tepër se aq.
Shqipëria është e bekuar nga Zoti dhe ky bekim do të bëjë që të përballet me sektin kriminal të qeverisë që ka kapur gjithçka përveç zemrës së lirë të shqiptarëve.
Rama do të jetë pllaka e fundit e tranzicionit shqiptarë. Kryeministri do mundohet ta çojë deri në grahmën e fundit, por 30 Qershori do të jetë për të gjithë shqiptarët si çdo ditë tjetër e Dielë, sepse nuk do të ketë zgjedhje”.
Ndërkohë për ndërkombëtarët, Kryemadhi tha: “Heshtja e ndërkombëtarëve është mvbështetja më e madhe ndaj shqiptarëve.
339 dhe 184 nuk do ta hetojnë as ndërkombëtarët as kancelarët, por drejtësia që nuk emërohet nga krimi i organizuar.
Këto dosja janë fillimi dhe fundi i Ramës, ashtu siç e nisi edhe do ta mbylli”.
Lidhur me vendimin e Presidnetit Ilir Meta për ç’dekretimin e zgjedhjeve si dhe nismnën e qeverisë nga ana tjetër për shkarkimin e tij, Kryemadhi tha: “Secili ka pasur këndvështrimin dhe karrierën e tij, pavarësisht se i kemi marrë kostot njëri-tjetrit por jo benefitet.
Rama ka një p[ropblem shumë të madh personal por që nga rinia e vet e deri në ditët e fundit të karrierës së tij politike, dhe këto problem të tij nuk zgjidhen duke sharë”.