Njoftim për ndarje nga jeta të banorit të Labërisë – (Kallarat, Vlorë) – Nga Shoqata “Kallarati”.

NJOFTIM PER NDARJE NGA JETA TË ZILO BRAHO ZHIBAJ.

Njoftojmë bashkëfshatarët kallaratas se më 10 tetor 2018 u nda nga jeta Zilo Braho Zhibaj, bashkëshortja e kallaratasit Mehmet Zhibaj, tezja e Idajet Toçaj.

Zilua u lind më 1927 në Pajame të Kuçit në familjen Abazaj. Ajo u martua me Mehmet Zhibaj nga Kallarati. Të dya këto familje shquheshin për ndjenjat e tyre patriotike e atdhetare. Këto cilësi i ruajtën dhe i çuan më përpara edhe Mehmeti me Zilon, të cilët gjatë gjithë jetës punuan me devotshmëri e përkushtim në të gjitha detyrat që kryen.

Me ndarjen nga jeta para disa vitesh të bashkëshortit të saj, Mehmetit, Zilua vitet e fundit i kaloi në Athinë pranë djalit, Albertit, ku edhe ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare.

Ceremonia e lamtumirës iu dha në Tiranë, ku përveç pjesëtarëve të familjes e të afërmve, morën pjesë, miq e shokë të familjes, bashkëfshatarë kallaratas e kuçiotë.

Kryesia e Shoqatës “Kallarati”, i shpreh familjes Zhibaj dhe Abazaj, si dhe të afërmve të tyre ngushëllimet më të sinqerta.

Qofte i paharruar emri dhe jeta e saj!

Shoqata “Kallarati” 

Për njoftime në Labërianews na kontaktoni ne e-mail : laberianews@gmail.com

Loading...