Kryemadhi deklaroi se ajo do të dëshironte që bashkëshorti i saj t’i rikthehej jetës normale në politikë, ama në rast se do kreun e LSI, kjo duhet të kalojë përmes një gare.
Kryemadhi: Unë jam shumë e lumtur që zoti Meta t’i rikthehej jetës normale. Në karrierat e secilit prej nesh nuk kemi patur ndikime. Secili ka pasur ulje ngritjet.
-Do t’ia lëshonit postin e kryetarit të LSI?
Kryemadhi: Ajo që do të doja është të vinte të kandidonte në një garë të vërtetë dhe të shikonim kush do të fitonte.
Zonja Kryemadhi tha se 30 qershori do të jetë një ditë normale e diele për shqiptarët dhe se nuk do të ketë votime.
Kryemadhi: Rama do të jetë etapa e fundit e tranzicionit shqiptar dhe pas ikjes së tij, Shqipëria do të jetë një vend i zhvilluar evropian.
Kryeminstri shquhet si një njeri frikacakë. Do ta çojë deri në zgripin e fundit për t’u justifikuar përballë kriminelëve që e kanë marrë peng dhe nuk e lejojnë të largohet. 30 qershori do të jetë si ditët e tjera të diela sepse nuk ka për të patur zgjedhje.
184 dhe 339 nuk do ta gjykojnë as ambasadorët dhe as kancelarët, do ta gjykojë drejtësia shqiptare dhe ajo drejtësi që nuk emërohet dhe drejtohet nga krimi i organizuar, ajo drejtësi me të cilën Edi Rama tentoi të kapte çdo segment.