Bëni kujdes me konsumin e alkoolit – Silluni në mënyrë të përgjegjshme

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë për të qenë të kujdesshëm me konsumin e alkoolit.

Alkooli ngadalëson reflekset dhe ul vigjilencën. Drejtimi i makinës nën efektin e alkoolit vë në rrezik sigurinë tuaj dhe atë të të tjerëve. Mos pini alkool para se të ngisni makinën.

Ndaj, ISHP thotë: Silluni në mënyrë të përgjegjshme.

Nëse dikush ka pirë shumë mos e lejoni të marrë timonin. Mos rrezikoni veten tuaj dhe të tjerët duke pirë alkool gjatë makinës. Mos përzieni alkoolin me pije energjike pasi kjo ul perceptimin e efekteve të alkoolit dhe sjell rritje të konsumit të tij. /atsh

Loading...