Po kryente punime pranë banesës, 58-vjeçari humb jetën

58-vjeçari Qemal Paturri ka humbur jetën për shkak se është dëmtuar duke kryer punime pranë banesës së tij në Borizanë të Krujës.

Pavarësisht se u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, 58-vjeçari nuk mbijetoi dot.

Njoftmi i policisë:

Më datë 22.06.2019, në Borizanë, Krujë, shtetasi Q.P., 58 vjeç, është dëmtuar duke kryer punime pranë banesës së tij.

Ai u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Loading...