Protestë në Shkodër: “Të lirohet Bardh Spahia”

Protesta e opozitës u mbyll pa incidente tek kryeministria dhe Parlamenti ndersa qytetarë nga Shkodra, mbështetës të PD-së janë mbledhur para Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar pas incidenteve në KZAZ në Shkodër, mes tyre edhe ish-deputetit Bardh Spahia.

Me pankarta në duar ata kërkuan lirimin e tyre.

“Lironi deputetin Bardh Spahia, lironi vëllezërit tanë.

Dolën në përgjime dhe asnjë nuk është në burg, një njeri i ndershëm, një mjek i nderuar është ndaluar në pabesi.

Ai nuk është organizator.

Asgjë të kundërligjshme nuk kemi bërë në Shkodër.

Nuk lënë as familjarët ta takojnë. Nuk kemi asnjë informacion”, thanë protestuesit, të cilët deklaruan se do të vijojnë protestën para gjykatës në Shkodër.

Loading...