Kryemadhi: “Uroj që Rama të mos bëjë me Carla Brunin,njësoj siç ka bërë me shoqet e shokëve”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ironizoi kryeministrin Edi Rama, i fundit ky që ka shkuar në jug për të parë koncertin e Carla Brunit.

Kryemadhi tha se duke e pasur mik ish-presidentin Nikola Sarkozy, mos të bënte edhe me këtë njësoj siç ka bërë me shoqet e shokëve të tjerë.

Gazetarja: Gjatë fjalës së tij në forumin e Londrës e ka quajtur protestën e opozitës si një koncert që zhvillohet në një ditë të caktuar në fundjavë, në orën 20:00 para kryeministrisë.

Por sot ai ka braktisur Tiranën, për të parë një koncert tjetër atë të Carla Brunit.

Monika Kryemadhi: Më pëlqen shumë.

Uroj që të shkojë ta shikojë Carla Brunin si këngëtare me 11 këngët e saj, duke pasur edhe mik Sarkozyn. Uroj që të mos bëjë njësoj siç ka bërë me shoqet e shokëve.

Loading...