Në parashikimin astrologjik, astrologia e njohur Meri Shehu ka folur edhe për situatën politike në vend duke treguar pak nga ajo që pritet të ndodhë sipas yjeve.
Deklarata e astrologes:
Në aspektin politik do luhen te gjitha kartat. Ajo që është e sigurt është se asgjë nuk do jetë e fshehtë as si komplot e as si strategji”.
Më tej astrologia shtoi se do të arrihet dialog mes palëve politike, pasi në të kundërt priten konflikte të mëdha.
Meri deklaroi se:
Mendimi dhe diskutimi mund t’i paraprij konfliktit. Në të kundërt konflikti sjell një ndryshim statusi dhe mbivendosje të pushtetit absolut”.
Kujtojmë që pak ditë më parë Meri u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen.
Loading...