Pastiçe me brokoli, një pjatancë e pasur me karbohidrate dhe e ushqyeshme

Një pjatancë e pasur me karbohidrate dhe e ushqyeshme ku prania e brokolit i jep një shije tv veçantë.

Përgatitja: 15 minuta
Gatimi: 1 orë 30 minuta
Serviret: 4 persona

Hapat e gatimit
1Pasi kemi larë dhe qëruar brokolin e vëmë të ziejë në tenxhere për 15 Minuta

2Në një tjetër tenxhere vëmë të ziejë ujin me kripë për makaronat për 30 Minuta

3Pasi brokoli është bërë kullojmë ujin.

4Me ndihmën e një luge e shtypim dhe e vendosim në një tas.

5Pasi uji ka marrë valë hedhim makaronat dhe i lëmë për 7-8 minuta.

6Kur makaronat janë gati i kullojmë dhe i vendosim në një tepsi.

7Në një pjatë rrahim kokrrat e vezës dhe ja hedhim sipër makaronave.

8Më pas shtojmë djathin e bardhë dhe brokolin.

9I përziejmë të gjitha bashkë.

10Më pas shtojmë qumështin dhe gjalpin sipas dëshirës.

11E pjekim në furrë me 180°C për 45Minuta

/Gatimi im

Ju bëftë mirë!

Loading...