Supë me Kos, recetë e shëndetshme dhe mjaft e lehtë në përgatitje

Recetë e shëndetshme dhe mjaft e lehtë në përgatitje.

Mund të përdoret si një pjatë e parë dreke, por pse jo edhe si një vakt darke për ata që janë në dietë.

Përbërësit

60 gr oriz

800 ml ujë

10 gr kripë

60 gr miell

300 gr kos

1 kokërr vezë

40 gr gjalpë

10 gr nenexhik (i freskët i grirë)

Përgatitja

1.Lani orizin, hidheni në një tenxhere me ujë e kripë dhe gatuajeni për rreth gjysmë ore ose deri kur të zbutet.

2.Përzieni miellin me kosin në një enë duke bërë kujdes që të mos krijohen kokrra, më pas shtoni vezën dhe përziejeni mirë. Shtoni disa lugë lëng nga tenxherja e orizit dhe përziejeni mirë, në mënyrë që masa të ngrohet.

3.Më pas masën me kos hidheni në tenxhere dhe duke e përzier vazhdimisht dhe lëreni të ziejë për rreth 10 minuta.

4.Shkrini gjapin në një tigan dhe hidhjani duke e përzier, supës. Shtoni erëzat.

5.Shërbejeni të nxehtë

Loading...