Bukuria e plazheve të jugut të Shqipërisë është vlerësuar shumë herë nga mediat e huaja.
Së fundmi një portal italian i ka kushtuar një artikull fshatit të Borshit. Në artikull thuhet se Borshi është një nga destinacionet turistike, të cilat duhen shënuar në axhendë. Kjo për shkak të detit të mrekullueshëm dhe vijë bregdetare prej 7 km.
Ja si përshkruhet Borshi:
Fshat bregdetar i Borshit në rivierën shqiptare, ka një popullsi prej 2500 banorësh. Gjatë sitinës së verës Borshi ndryshon fytyrë, pasi bëhet një nga destinacionet më të preferuara në të gjithë vendin. Falë kultivimit të ullinjve dhe turizmit, popullsia e Borshit është rritur së tepërmi në kohët e fundit. Kjo për meritë të vijës bregdetare prej 7 km, bukurisë së fshatit, mikpritjes së njerëzve. Të gjithë këto elementë e kanë bërë Borshin destinacionin më të famshëm të jugut të Shqipërisë.
Në Borsh deti ka tone të jashtëzakonshme të ngjyrës blu. Është i rrethuar nga ullinjtë dhe valët të cilat godasin gurët e vegjël. Në këtë pjesë të Shqipërisë stresi nuk ekziston dhe restorantet nga ana tjetër ofrojnë gatime të shijshme të peshkut.
Nuk ka asgjë për t’u habitur, pas Borshi ka ruajtur autenticitetin e vendit, si e gjithë riviera shqiptare. Borshi është një fshat i thjeshtë, me të vjetrën, ku bukuria ndërthuret me rehatinë.
Hotelet dhe restorantet kanë çmime të përballueshme, tavernat ofrojnë peshk të freksët çdo ditë. Gjatë ditës mund të kryesh aktivitete të shumta si, të bësh xhiro me varke me vela, t’i japësh kanoes, apo të zhytesh me bombola oksigjeni. Gjatë mbrëmjeve, turistët mund të shijojnë muzikën rreth zjarrit.
Borshi ndodhet pranë plazheve të tjera spektakolare të rivierës së jugut dhe sipas New York Times, renditet në vendin e 4, midis 52 vendeve për t’u vizituar. Gjatë ditës mund të zbulosh gjiret e fshehura, ose të vizitosh Kështjellën e Sopotit, e cila daton ndërmjet shekullit III-IV. Është një natyrë e egër, perfekte për të kaluar një ditë pushimi në plazh.