Romeo nxje.rr zbuluar Borën dhe Donaldin

Ndonëse moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj nuk e pranojnë lidhjen, faktet na tregojnë të kundërtën. Së fundmi vëllai binjak i Donaldit, Romeo e ka nxjerrë zbuluar çiftin e shumëpërfolur.

Rubrika e dietologes Blerina Bombaj ‘Për drekë me mua’ u zhvendos ditën e sotme në shtëpinë e Borës, ku ishin të ftuar edhe dy vëllezërit për të folur mbi emisionin që do sjellin së bashku ‘3-shat’.

Teksa po drekonin, Blerina i pyeti se si lindi bashkëpunimi me Borën. ‘Tamam tamam nuk e them dot si lindi’, tha Romeo, ndërkohë Donaldi e ka ndërprerë duke komentuar ushqimin. ‘E shikon si e ndërron temën ai’, tha Romeo duke vendosur Donaldin dhe Borën në siklet.

Condividi:

Loading...