Aksidentohet prezantuesja e njohur shqiptare

Prezantuesja shqiptare, Dajana Shabani është aksidentuar gjatë ditës së djeshme në autostradën Tiranë- Durrës.

Kurse sot është bërë e ditur se Shabani ishte duke udhëtuar me makinën e saj fuoristradë dhe se bashkë me të ishte edhe vajza e saj tre vjeçare dhe një mike e prezantueses.

E ditur është bërë edhe se prezantueses i është prerë rruga nga një makinë, tip ‘’Audi’’, shoferi i së cilës nuk e kishte parë fare makinën e Shabanit.

Sipas asaj që ka thënë vetë prezantuesja ajo ka dalë vetë nga rruga duke u përplasur kështu disa herë me pengesat anash saj në mënyrë që të shmangte përplasjen me makinën tjetër. Gjithashtu sipas dëshmitareve nëse makinat do të ishin përplasur do të kishte ndodhur një tragjedi.oranews

Aksidentohet prezantuesja e njohur shqiptare/ Bashkë me të në makinë ishte edhe vajza tre vjeçare
Loading...