“Nëse s’bëhen këto zgjedhje në 30 Qershor, Shqipëria s’bëhet kurrë!” – Arben Duka

Nëse s’bëhen këto zgjedhje në 30 Qershor, Shqipëria s’bëhet kurrë!

Socialistja s’hidhet kot,
si zog në hava,
se shumicën e bashkive,
edhe sot i ka!.

Po të shohim territorin,
e Atdheut ton’,
mbi 75 për qind,
PS-ë kontrollon!

Në 30 duhet të ketë,
zgjedhje tek ky Vend,
që pisllëku të mos kthehet,
në një precedent!

Se këtë veprim që bëri,
Opozitë e Vjetër,
e bën nesër pa problem,
dhe një grupim tjetër!

Kujt t’i teket-kur t’i teket,
rrëshqet nga Kuvendi,
dhe gjithnjë në Krizë Zgjedhore,
do të jetë gjithë vendi!

Mund të më thotë sot Ilir Meta,
që na ngatërroi,
zgjedhjet e datës 30,
kush i dekretoi?!

Opozitës që po fryhej,
si deti me valë,
për këtë mospranim dekreti,
s’u the asnjë fjalë!

Pse u bëre xhind tani,
këtë nuk e dimë,
dhe ngrite në luftë PD-në,
edhe LSI-në?!

Me dekretin tënd kish bërë,
Rama-gjysmën e fushatës,
sa u bë dekreti tjetër,
në mesin e natës!

Kur opozita tërbohet,
po djeg Shqipërinë,
Presidenti investohet,
për paligjshmërinë!

Zgjedhjet në datën 30,
kanë shumë rëndësi,
që mos ndodhi tjetër herë,
kjo paligjshmëri!

Nuk do bëhet asnjë gjë,
nga ato që thuhen,
sido që të bëhen zgjedhjet,
ato do të quhen!

Në u bëftë sherr e rrëmujë,
si po thonë tani,
zgjedhjet do të përsëriten,
në disa bashki!

Faktori ndërkombëtar,
i ka zënë gjithë shtigjet,
që data 30 Qershor,
kurrë të mos digjet!

A.DUKA

Loading...