Eshtrat e një mësuesi, i cili u zhduk prej më shumë se 16 vjet më parë në Kinë, janë gjetur të varrosura nën shkollën ku ka punuar, thonë zyrtarët.
Një burrë, që thuhet se ishte përfshirë në ndërtimin e vendit, ka pranuar vrasjen dhe varrosjen e Deng në janar 2003, thotë policia.
Gjithashtu janë arrestuar edhe gjashtë burra të tjerë që dyshohet se kishin dorë në vrasjen e mësuesit.
Eshtrat e z. Deng u zbuluan nën shkollën ku ai punonte të enjten, thanë zyrtarët në qytetin qendror të Huaihua.
Loading...