Lidhur me këtë fakt ka reaguar dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ku me anë të një konferencë për mediat u ka bërë thirrje socialistëve dhe ndërkombëtarëve që të ndalojnë zgjedhjet në 30 qershor.
“Në emër të Partisë Republikane, i bëj thirrje gjithë socialistëve që besojnë tek liria dhe demokracia, të bashkohen me të gjithë shqiptarët të shmangin konfliktin civil që po përgatit Edi Rama më 30 qershor.
Rama sot ka kapur dhe përdor politikisht Komisionin e Zgjedhjeve.
Procesi farsë dhe i dhunshëm që po organizon në 30 qershor, është instalimi përfundimtar i grushtit të shtetit
Shqiptarët dhe opozita kanë të drejtën kushtetuese që të mos lejojnë një proces të tillë dhe të jenë të bashkuar për të mbrojtur pluralizmin
I bëj thirrje faktorit ndërkombëtarë të ndalojnë këtë krim të Ramës që do të ketë pasoja jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon”, është shprehur Mediu