Meta: “Nuk iki, dekreti im është në fuqi, Kolegji Zgjedhor vendosi nën presonin e Ramës”

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë në ora 08.00 të mëngjesit duke reaguar ndaj vendimit të kolegjit zgjedhor që ditën e djeshme refuzoi cregjistrimin e PUK nga zgjedhjet locale të 30 qershorit.

Meta tha se vendimi i kolegjit ka efekt vetëm në palët në proces, 

KQZ dhe Partia e Unitetit Kombëtar por dekreti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve mbetet në fuqi dhe duhet të zbatohet.

Presidenti tha se vendimi i gjykatës së Kolegjit ishte një manovër politike e mazhorancës, përmes aleatit të PS në koalicionin e majtë dhe frikësimit e shantazhimit të gjyqtarëve të kolegjit zgjedhor.

Sipas Metes, anetaret e KQZ qe refuzuan zbatimin e dekretit te presidentit perbejne nje organizate te mirefillte socialiste.

Meta tha se nuk ka ndermend te jape doreheqjen deri ne perfundim te mandatit te tij./lajmifundit.al

Loading...