Përgjaken rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në vetëm 24 orë

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur ky është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura përgjatë 24 orëve në vendin tonë.

Ditën e djeshme një person, i cili ishte duke udhëtuar me motorçikletë në aksin Milot Lezhë, humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një kamion, ndërsa e plagosur mbeti bashkëshortja e tij.
Ndërsa një i ri humbi jetën mbrëmjen e dheshme, pasi një autobus u përplas me një mjet tip Honda rreth orës 20:30 në aksin Elbasan-Librazhd.

Viktima është 25-vjeçari Gentian Pepa, për këtë aksident dyshohet se shkak u bë parakalimi i gabuar i mjetit “Honda”.
Gjithashtu në këtë aksident mbeti i plagosur rëndë pasagjeri, 30 vjeçar.

Në Librazhd, një fugon mallrash ra në një humnerë prej 40 metrash. Nga ky aksident të plagosur mbetën tri persona.

Loading...