Krim i rëndë brenda një familje në Vlorë, burri ka goditur me levë gruan e tij.
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës, ku burri ka goditur me levë gruan e tij
Gruaja, 44-vjeçare Laureta Sulo, ka ndërruar jetë rrugës për në spital, nuk dihen ende shkaqet e këtij konflikti.
Burime bëjnë me dije se burri i ka shkaktuar viktimës plagë të mëdha në pjesën e kokës dhe të fytyrës, ndërsa e ka therur dhe me thikë.
Por raportohet se është arrestuar autori i vrasjes Lavdosh Sulo, 56 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.
E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.