Një gatim shumë i shijshëm me barishte.
Çikoret, lepjetat, nenexhiku etj., të shoqëruara me erëza dhe me produkte të bulmetit e bëjnë këtë recetë shumë të ushqyeshme.
Përbërësit
500 gr çikore
500 gr lepjetë
qumështore
500 gr Labot
500 gr hithër
spinaq
1 tufë qepë e njomë
3 hudhër (të njoma)
erëza
kopër
nenexhik
majdanoz
maxhoran
arrëmyshk
100 gr djathë parmixhano
70 ml vaj
3 kokrra vezë
150 gr rikota (ose gjizë pa kripë)
Përgatitja
1
Fillimisht përgatisim mbushjen e tartës. Në një tenxhere me ujë të valuar vendosim për 2 minuta të gjitha barishtet.
2
Më pas i kullojmë dhe i shtrydhim.
3
Vendosim në zjarr një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe hedhim në të një kokërr qepë të thatë të grirë shumë hollë.
4
Shtojmë gjithashtu qepët e njoma të grira hollë, që i kaurdisim për 3-4 minuta.
5
Shtojmë barishtet në tiganin ku kemi qepët dhe i lemë për 2 minuta duke i trazuar.
6
I rregullojmë me kripë, piper dhe arrë moskat.
7
Grijmë hollë erëzat, i hedhim në tigan, i trazojmë dhe i lemë mënjanë që të ftohen.
8
Pasi masa të jetë ftohur rrahim vezët dhe i shtojmë në të bashkë me rikotën ose gjizën.
9
Më pas, në një tavë keku shtrojmë një petë sfoliate.
10
Hedhim masën e përgatitur dhe e pudrosim me pak parmixhano.
11
Vendosim mbi të dhe një petë tjetër, i kthejmë anët dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë për 30-35 minuta.