Rama i ka kujtuar Bashës se ai është i pandehur për lobimin rus.
Rama: Artist, ti nuk zhgënjen kurrë,je njish!Je i pandehur për qindramijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë,të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani.
Rama i adresohet Bashës se nuk e kuptoi asnjëherë se politika është shah. Gjyqi ndaj Tiede do të bëhet në Gjermani, vijon Rama, dhe faturat do të publikohen në Shqipëri.
Rama: Se kuptove kurrë o njish që është shah politika, jo kukamçefthi as topa luftash,po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani, faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat, për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij,do dalë e plotë. Gjermanisht.