Kreu i qendrës së mbrojtjes së konsumatorit, Hasan Stafa është shprehur për “Ora News” se këto produkte janë të rrezikshme për konsumatorin.
“Sipas analizave që kemi ne së shpejhti do të deklarohen 6-7-8 herë mbi normat e lejuara të nitrateve dhe nitriteve që janë përdorur për të rritur tregun e prodhimit. Dhe këto produkte janë produkte të rrezikshme për konsumatorin”.
Sipas Stafës, shqetësime ka pasur edhe në produktet e brumit, të cilat kanë sjellë edhe probleme me intoksikimin e qytetarëve, që më pas i janë drejtuar qendrave shëndetësore.
“Siç janë sufllaqet, hamburgerat etj , kanë pasur raste kur konsumatorët kanë pasur probleme sepse produktet nuk janë të sigurta siç janë sallamet, djathërat nuk tregtohen siç duhen por nën rrezet e diellit”.
Burimi/Ora News