Lakra e pagatuar dhe në turshi parandalon avitaminozën, shëron mukozën e organeve tretëse dhe mbrojnë nga kanceri i gjirit. Bollëku i materieve minerale dhe kaliumit nxisin sekretimin e ujit dhe shëron sëmundjet e krijuara me çrregullimin e metabolizmit (gihti dhe reuma), ndërsa squfuri lakrës i jep efekt antiseptik. Edhe lakra dhe rasoji (shëllira) ndihmojnë te kapsllëku kronik.
Gjethet e freskëta dhe të shëndetshme përdoren edhe si kompresa. Duhen të lahen, të thahen, të hiqen pjesët e trasha, të zbuten dhe të nxehen pak para se të vihen në vendin e lënduar. Gjethet forcohen me fasha. Kompresat ndihmojnë të bronkiti dhe astma (duhen të mbahen gjatë natës), abscesi, i thati, dermatoza, plagët, djegiet, pickimet e insekteve dhe mavijosjet.
Para vënies së kompresave plagën ose të thatin pastrojeni me alkool të lehtë ose çaj kamomili. Kompresat vendosen edhe në pjesën e stomakut te dhimbjet e ndryshme, inflamacionet dhe diarreja. Janë të dobishme edhe te inflamacioni i mitrës dhe menstruacionet e rënda.
Lëngu i freskët i lakrës ndihmon edhe te bronkiti (me mjaltë), sëmundjet e zorrëve, i thati në stomak, problemet tretëse, kollitja, ngjirja e zërit, dhimbja e kokës pas dehjes, anemia. Lëngu vepron vetëm nëse është i freskët. E fitojmë ashtu që lakrën (500g) e pastrojmë, e presim, e kripim dhe e lëmë të qëndrojë. Masën e kullojmë me anë të një gaze të dyfishtë dhe shtojmë pak lëng limoni. Merret edhe në mes vakteve.
Lakra në turshi duhet të hahet e pazier. Me zierjen humbet një pjesë e madhe e acidit laktik shërues dhe mund të nxisë gazra dhe ngërçe. Lakra turshi është e pasur me kalcium, transmeton Koha.net. E pazier është e shkëlqyeshme edhe kundër avitaminozës; te gjakderdhja e mukozës dhe lëkurës si dhe tek të plogështia e përgjithshme duhet të konsumohet çdo ditë.
Më shëruese është nëse gjatë procesit të bërjes turshi shtohet një gjeth i hardhisë, rrush, copa të ftoit dhe mollës, misër, qimnon, kopër dhe pak kripë.