Deputeti Lefter Maliqi gjatë një emisioni televiziv është përplasur me kryetarin e Partisë Uniteti Kombëtar Idajet Beqiri, i cili pak ditë më parë çoi në Kolegjin Zgjedhor një ankesë për pjesëmarrje në zgjedhje.
Kërkesa e Beqirit u duk si një hap për të shpallur të paligjshëm dekretin e presidentit Ilir Meta, për anulimin e 30 qershorit si datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.
Ditën e djeshme Kolegji Zgjedhor la në fuqi vendimin e KQZ-së për të mos çregjistruar partinë e Beqirit për të marrë pjesë në votimet e 30 qershorit.
Lefter Maliqi: Të detyruan të shkosh atje. Ti e ke Hazbiun e Leskovikut.
Idajet Beqiri: Nuk kam nevojë.
Lefter Maliqi: Do fitoke ti bashkinë. Të çuan aty.
Idajet Beqiri: Jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje. Kolegji Zgjedhor është vendimmarrja më e lartë. Unë nuk bëj politik.
Këta do të dalin jashtë luftimin sepse nuk janë për zgjedhje të lira. Janë jashtë Kushtetutës. KQZ-në e quajnë të paligjshëm. Kolegjin Zgjedhor e quajnë të paligjshëm. Po qe paligjshmëri e quajnë ligj këta.
Lefter Maliqi: Mos më fol mua për Saliun dhe Ilirin se Edi Rama i sheh në ëndërr. Kush je ti që mund të flasësh për këtë. Ke 30 vota të familjes tënde.
Idajet Beqiri: Ti ke 5 mijë vota. Unë kam 17 mijë vota. Katër herë më shumë se ty. Në gjysmën e Shqipërisë kam dalë në zgjedhje. Po nëndrejtor burgu.
Idajet Beqiri: Mua më vjen anash.
Idajet Beqiri: Kam parë mesazhin tënd për nëndrejtorin e burgut.
Lefter Maliqi: O hajdut, o burgaxhi. Bëre atë ankimimin pasi të tha Lali Eri dhe Edi Rama. Ku ke vota ti. Tani që të tha Kolegji do futesh.
Idajet Beqiri: Turp i dheut për ne që rrimë me ty.
Lefter Maliqi: Unë nuk ulem kurrë me burgaxhi. Ti je një turp.
Idajet Beqiri: Kjo është shpifje dhe ti je shpifës. E para…qetësohu. Ajo që thatë ju është alibi. Me të vërtetë emri në përgjime, pasi jam ditëpërditë në gjyqe. Jam avokati i Izet Haxhisë.
Lefter Maliqi: Prandaj flet kështu ti. Qenke i paguar.
Idajet Beqiri: I sëmurë psiqik./ Opinion.al