I pyetur dhe për thirrjen e fundit të kreut të Opozitës, i cili tha se qytetarët duhet të braktisin votimet, Luan Rama shpjegoi:
Ka vetëm një ridimesionim të qëndrimit dhe aksionit politik.
Nuk do të lejohen, do të thotë që do ketë përpjekje siç ka patur gjatë kësaj kohe, për të evituar zhytjen në paligjshmëri jo vetëm të qeverisë por edhe të simpatizantëve të tyre.
Nuk do të lejohen jo thjesht duke i ftuar të mos shkojnë në zgjedhje, por për t’i bindur që të mos bëhen pjesë e kësaj aventure të rrezikshme.
Nuk më ndalon mua kush, që komshiun tim të mos e lejoj të bëhet pjesë e një maskarade, ka 1001 mënyra brenda kuadrit politik dhe moral.
Nuk do të ndodh pengimi për të votuar, por kjo nuk do të thotë që të mblidhen qytetarët në mjediset e votimit.
Ligji mua nuk më ndalon të ndaloj dikë të mos shkel ligjin. Ne fjalën kemi armën tonë të “luftës”. Do të jemi jo vetëm në qendrat e votimit, për t’i bindur të mos i bashkohen Edi Ramës.
Drejtuesi i emisionit Opinion e pyeti drejtpërdrejtë se çfarë do të ndodh pas zgjedhjeve, kush do të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkive?
Luan Rama: Unë them do ndalojmë zgjedhjet para se të shkojmë në datën 10 korrik. Se kështu unë marr katër veta dhe bëj emisionin Opinion. I ligjshmi je ti, i paligjshmi jam unë. Ata po bëjnë një garë bosh, një garë të pambështetur në Kushtetutë. Nuk do t’i lejojmë të ketë zgjedhje me të gjitha mjetet me të gjitha mënyrat që bëjnë të mundur këtë gjë, në mënyrë demokratike./ Opinion.al