Sonila Meço: “Nuk shkoj të votoj,ndihem e cënuar në të drejtën time për të zgjedhur”

Pas karikaturistit Bujar Kapexhiu i cili tha se do shkojë të pengojë votimet më 30 Qershor, disa nga figurat publike pranë opozitës kanë ndarë të njëjtin mendim.

Ndërkohë, deklarata më “tronditëse” ka qenë ajo e Sonila Meços e cila gjithashtu thotë se nuk do të shkojë të votojë.

Teksa gazetarja mori opinionet e panelit të të ftuarve, edhe ata e pyetën:

Bujar Kapexhiu: Na takon edhe ne që jemi këtu në panel t’ju pyesim ju, do të shkoni në votime?

Sonila Meço: Jo, ndihem e cënuar në të drejtën time për të zgjedhur.

Julian Deda: Nuk na takon apo nuk do të shkosh?

Sonila Meço: Jo, nuk do të shkoj.(TemA)

Loading...