Ish-presidenti Alfred Moisu: “Koha për një zgjidhje afatgjatë, për të shmangur krizat ciklike.Ne besojmë se është e patolerueshme nxitja e urejtjes ndaj shqiptarëve”

Ish-presidenti Alfred Moisu ka deklaruar se vendi ndodhet në një krizë politike që sa vjen dhe po përkeqësohet, teksa ka parashtruar një sërë ndryshimesh që duhen bërë për të parandaluar kriza të tjera të riciklueshme.

Në një dalje për mediat, ish-presidenti ka vënë theksin për një dialog urgjent me palëve, për të mirën e vendit dhe jo për interesa personale.

Ai ka dënuar sulmet ndaj institucioneve shtetërore, gjuhën e urrejtjes për të nxitur vëllavrasje, retorikën denigruese ndaj rivalëve politik.

“Kriza politike po përkeqësohet, është koha e fundit për të gjetur zgjidhje për të mirën e Shqipërisë.

Koha për një zgjidhje afatgjatë, për të shmangur krizat ciklike.

Ne besojmë se është e patolerueshme nxitja e urejtjes ndaj shqiptarëve, veprimet e dhunshme ndaj institucioneve publike, retorika denigruese ndaj rivalëve politik nga të gjitha palët”, tha Moisiu.

Loading...