Batuta mes Ramës dhe Gaz Pajës: “Si po ecën martesa? – Ja ashtu, atë po flisnim për punën e mjaltit”

Kryeministri Edi Rama gjatë kafes së mëngjesit të zhvilluar me disa nga kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe banorë të Njësisë 5. Mes tyre ishte dhe Gazmend Paja, me të cilin ka bërë dhe disa batuta.

Rama e ka pyetyr Gazin për martesën, se si po ecën me gruan dhe nëse e ka bërë muajin e mjaltit duke qenë se janë një çift i ri.

PJESË NGA BISEDA

Edi Rama: Çkemi mo, si po ecën martesa?

Gaz Paja: Ja ashtu, atë po flisnim për punën e mjaltit.

Rama: Po si po ecën?

Paja: Mirë po duket.

Rama: Muajin e mjaltit e ke protesta?

Paja: Jo muajin e mjaltit jam në punë.

Veliaj: Gazi bën këtë turin e “Portokallisë” nëpër qytete gjatë verës.

Rama: Domethënë nuk e ke ndërprerë, pavarësisht se u martove.

Paja: Jo jo.

Rama: Po gruaja ç’a thotë?

Paja: Përpiqet të ambientohet (Qeshin të gjithë)

Loading...