Ja sa ton ar ka në planet

Sipas Këshillit Botëror të Arit, aktualisht ka rreth 184.000 tonë ar të ruajtura në formën e lingotave si rezervave bankare, rezerva qeveritare apo llogari personale.

Rezervat e arit të gjithë botës, mund të vendosen në sipërfaqen e një fushe futbolli në një shtresë prej vetëm një metër apo diçka më shumë të lartë.

Kjo është vetëm sasia e arit që është nxjerrë nga toka.

Vlerësimi i sasisë reale që ekziston në planet, është diçka shumë më e ndërliokuar.

Analiza kimike e mostrave shkëmbore, sugjeron se ka rreth një milionë ton ar ende në pritje për t’u nxjerrë.

Shanset megjithatë janë që kjo nuk do të ndodhë ndonjëherë, për shkak se shumica e këtij metali të çuar nuk ka leverdi ekonomike për t’u nxjerrë.

Loading...