Një shpërthim gazi ka ndodhur të mërkurën (26 qershor) në një hotel në Vlorë.
Pronari i hotelit në Llogara, T.M 63 vjeç, bashkë me dy punëtorë të tjerë kanë qenë duke bërë lidhjen e sobës me gaz ku ka ndodhur një shpërthim gazi.
Si pasojë është dëmtuar lehtë pronari bashkë me punëtorin E.S, 38 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Vlorës.
Ndërsa punëtori tjetër Xh. Dh., 20 vjeç është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë për mjekim më të specializuar.
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, 63-vjeçarin.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Loading...