Ngjarja e rëndë në Tortoreto të Italisë – Një shqiptar qëllohet me ar.më

Një i ri shqiptar në Itali është qëlluar me ar më zjarri pas një ko nflikti me disa persona të tjerë, që dyshohet të jenë shqiptarë.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një 24-vjeçar i cili ka mbetur i pla gosur në këmbë.

Pl umbi i hyri dhe i doli, por raportohet se shqiptari ndodhet jashtë rr ezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Tortoreto të Italisë rreth orës 01:30 të mëngjesit.

Pas debatit që patën, 24-vjeçari u qëllua me pl umb arme në këmbën e djathtë dhe më pas u transportua me ambulancë në spital. Një dëshmitar që ishte në vendngjarje ka thënë se autorët u larguan me një makinë ngjyrë të bardhë.

Grupi hetimor i policisë italiane ka marrë filmimet e kamerave të sigurisë për të parë se çfarë ka ndodhur mes të rinjve dhe për të ndërtuar dinamikën e kësaj ngjarje.

Ndërkohë, me rëndësi është edhe dëshmia e 24-vjeçarit shqiptar të plagosur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Loading...