75 vite të përkujtimit të gjenocidit të Çamërisë!(foto)

75 vite të përkujtimit të gjenocidit të Çamërisë.

Që nga data 27 Qershor 1944 deri më Mars të 1945-ës, në Filat, u vranë 1.286, në rajonin Gumenicë 192, Margelliç dhe Parga 626 persona u vranë barbarisht.
Ndërsa në Paramiti vetëm në një dite janë vrarë mbi 600 persona. Rreth 5.800 shtëpi në 68 fshatra u shembën.

Janë vrarë 3.242 civilë, nga të cilët 214 gra dhe 96 fëmijë. 745 gra janë përdhunuar, 76 gra janë marrë peng, ndërsa 32 nga fëmijët e vrarë kanë qenë nën moshën 3 vjeç.

Qindra fshatra të tjera u shkretuan. Pronareve të bagëtive ju grabiten 120 mije dhen, 24 mije dy thundrake, 18 mije kuaj. Nga hambarët e fshatareve të pasur çamë u rrëmbyen 250 mijë kg grurë etj…

Sipas Komisionit Ndërkombëtar të Hetimeve pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara thotë se mbi 35 mijë shqiptarë nuk mund të kthehen në Çamëri tek shtëpitë e tyre.

Për vëllezërit tanë shqiptarë të Çamërisë, akoma sot nuk është vendosur drejtësi.

Çështja Çame është lënë në harresë nga çdo qeveri e jona e gjithashtu edhe nga ndërkombëtarët.

Loading...