WhatsApp një prej aplikacioneve më të përdorur në botë,sjell ndryshimin që do iu pëlqejë të gjithëve

WhatsApp është një prej aplikacioneve më të përdorur në botë, ndaj edhe krjuesit e tij vijnë herë pas here me përditësime, në mënyrë që t’jua bëjnë përdoruesve edhe më të lehtë komunikimin.

Edhe së fundmi kompania e Whasapp ka njoftuar se do të sjellë një risi që do u përlqej të gjithëve.

Të gjithëve na ka ndodhur që t’i nisim dikujt gabimisht një foto në Whats App, por me sa duket ky nuk do jetë më një problem.

Aktualisht, WhatsApp ka një të metë që e bën të vështirë për përdoruesit të shohin se kujt po ia dërgojnë fotot.

Në çdo moment që një foto i dërgohet një kontakti, dërguesi vetëm sheh një ikonë të vogël të figurës së profilit të marrësit, duke e bërë të të vështirë për përdoruesit të shohin se kujt po ia dërgojnë fotot, dhe shpesh ta nisin rastësisht tek një person i gabuar.

Ndryshimi i ri që do të bëj aplikacioni do të shfaqë dhe emrin e kontaktit poshtë fotos, në mënyrë që të mos dergohen me mesazhe kundrejt personave të gabuar.

Loading...