Pèr tè dashurin Bujar Kapexhiu dhe tè tufèzuarit e tjerè!
I pari është Kapexhiu,
që letrën ka nënshkruar,
pastaj me radhë e me radhë,
si gjithnjë jemi mësuar!
Artistët kanë marrë përsipër,
në Qendra të na bllokojnë,
ushtrinë e opozitës,
tani ata përfaqësojnë!
Ç’m’u kujtua si për dreq,
kur lajmin veshi dëgjoi,
një tufë intelektualësh,
që Berisha Tufëzoi!
Nuk e di tamam për se,
atëherë janë tufëzuar,
po di që në ato lista,
kishte dhe emra të shquar!
Nuk mbaj mënd nëse at’herë,
qe dhe emri i Kapexhiut,
po ajo listë u bë,
në shërbim të xha Saliut!
O Bujar ti merr dhe malet,
unë me shokët s’të pengoj,
po ti pse më pengon mua,
që dua fort të votoj!
E shoh-jini tufëzuar,
gjithë armiqtë e Edvinit,
do vini të bëni prita,
tek gjithë qendrat e votimit!
Eh-ky grumbullimi juaj,
bie erë të keqe fare,
se jini të gjithë anëtarë,
të PD-së opozitare!
E dimë si prezantohet,
i njëjti artist në listë,
herë i shoqërisë civile,
herë shkrimtar-herë analist!
Janë të njëjtit persona,
në çdo “betejë” të përdorur,
nëse do të mbjellësh thekër,
po thekër ke për të korrur!
Se s’ka kundërshtarë Erioni,
për mua është po njëlloj,
dhe Njëmijë sikur të kishte,
unë atë prapë do votoj!
Peshë të madhe-o Bujar,
në supe kini ngarkuar,
e di se ç’të punon ligji,
kur s’më lë për të votuar?!
Dhe ujku përara daltë,
unë do ta hedh votën time,
ne mbetetëm gjithnjë në baltë,
ja nga këto tufëzime!
Mos voto për veten tënde,
se për veten je vetë Zot,
po as mos të shkojë në mëndje,
mua nuk më pengon dot!
S’ke pse bëhesh grupi i sulmit,
se s’kemi moshë e takat,
po kërkoi llogari Lulit,
që nuk vuri kandidat!
Tufëzimi asnjëherë,
nuk të bën një proto burrë,
unë në gjithë jetën time,
nuk jam tufëzuar kurrë!
A.DUKA