Qëlloi me molotov policinë, arrestohet i riu në Kavajë

Policia e Kavajës ka ndaluar një ndër personat e shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor, për sulmin ndaj  KZAZ-së nr.42 dhe  ndaj punonjësve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë,  bazuar në prova filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe KZAZ-së nr 42 Kavajë në protestën e datës 19 Qershor 2019,  bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit SH. D., 26 vjeç, banues në Kavajë. I riu akuzohet  për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës.”

“Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe shishe molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je” thotë policia.

Nga ana e policisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Që lloi me mo lotov policinë gjatë për plasjeve në KZAZ, ar restohet i riu në Kavajë
Loading...